Zëvendësministri dhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ditë më parë në një emision televiziv “kërcënoi” kryeministrin Ramush Haradinaj me dalje nga koalicioni qeveritar, nëse nuk ratifikohet demarkacioni.
Deklarata e Pacollit se “nëse nuk ratifikohet demarkacioni do t’i humb kuptimi kësaj qeverie”, nuk shihet si sinjal për prishje të koalicionit.
Në PDK, AAK dhe Nisma thonë se deklarata e Pacollit më shumë ka të bëjë me angazhimin e tij për të gjetur një zgjidhje për Demarkacionin me Malin e Zi sesa që është një kërcënim për dalje nga koalicioni.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi për ka thënë se nuk ia vlen të komentohen situata hipotetike.
Sipas tij e rëndësishme është arritja e një zgjidhje për Demarkacionin
“Nuk ia vlen që të komentohen situata hipotetike, sepse ende demarkacioni nuk ka ardh në seancë për votim. Ne shpresojmë se do të gjendet një rrugë që mundëson ratifikimin e marrëveshjes, jo për hir të Qeverisë, por për hir të qytetareve tanë që vazhdojnë të jenë të izoluar për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave”, ka thënë Krasniqi.
Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se nuk beson që ka ndonjë parti, qoftë në pushtet apo në opozitë, që dëshiron të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
“Qeveritë nga populli dalin dhe kur bien serish te populli kthehen. Por unë nuk besoj se cilado parti qofte ne pushtet apo opozite janë te interesuar për zgjedhje te serishme. Me se paku mendoj se do te ishte e interesuar AKR”, ka thënë Sherifi.
Ndërkohë, në AAK thonë se nuk ka mosmarrëveshje në koalicionin qeverisës.
“Për deklaratat e Pacollit mban vet përgjegjësi Pacolli, ne nuk kemi asnjë mosmarrëveshje në koalicion dhe gjithçka është në rregull”, ka thënë deputetja e AAK-së Time Kadrijaj.
Edhe Rrahim Pacolli, nga AKR ka thënë se në koalicion çdo gjë është në rregull dhe sipas tij këto janë vetëm spekulime dhe se problemi qëndron tek ratifikimi i Demarkacionit.
“Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje, jemi shëndosh si molla. Problemi krejt qëndron se a po kalon a apo jo demarkacioni”, ka thënë Pacolli
Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit, kjo Qeveri dita ditës e ka thelluar vendin në krizë, ndërsa deklaratat e Pacollit i ka konsideruar joserioze, shkruan tutje “Zëri.info”.
“Pacolli e din se afati për liberalizim të vizave është humbur për sivjet. Ai e din cili është kushti për realizimin e vizave. Prandaj, Pacolli nuk e ka seriozisht. Po ta kishte seriozisht, ai sot nuk do të ishte në qeveri”, ka thënë Hoti.
Poashtu sipas tij kjo gjendje duhet të ndryshojë, sepse Kuvendi është shndërruar në arenë të përplasjeve.
“Mbivotimi i opozitës në Kryesinë e Kuvendit është bërë normë e funksionimit të përditshëm të Kryesisë së Kuvendit. Deputetët e pozitës votojnë nën diktatin e liderëve të tyre politik në kundërshtim me etikën e sjelljes parlamentare. Kuvendi është shndërruar në arenë e përplasjeve dhe fyerje për çështje pa asnjë interes për qytetarin e Kosovës’, ka shtuar tutje ai.
Edhe profesori universitar, Rrahman Paçarizit ka thënë se nuk i sheh serioze deklaratat e Pacollit.
“Pamundësia për ta kaluar demarkacionin ka shumë gjasë që ta rrezikojë qëndrueshmërinë e Qeverisë, por personalisht nuk i shoh si shumë serioze deklarimet e Pacollit i cili nuk shquhet për konsistencë në qëndrimet e tij. Kosova është sot pa një opozitë të gatshme për ta sfiduar stabilitetin e Qeverisë. Së këndejmi, deklaratat e Pacollit më shumë janë flirt me Bashkësinë Ndërkombëtare sesa rrezik për Qeverinë”, ka thënë Paçarizi.
Raportet ndërmjet partnerëve të koalicionit duken të relaksuara pasi kabineti qeveritar dhe presidenti i vendit dje janë pritur në një darkë në shtëpinë e kreut të AK-së, Behgjet Pacolli. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara

Gjykimi për falsifikim të rezultateve të votimit, veçohet procedura për ish-deputetin Haxhi Shala

Puna e AKI-së që çoi deri te aktakuza ndaj dy të dyshuarve për spiunazh te shërbimi sekret serb

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij