Nuhiu flet për arritjet dhe sfidat e AK-Invest

AK-Invest viteve fundit është lider në ndërtimtari në Maqedoni dhe për këtë kemi biseduar me Agron Nuhiu, Drejtor Ekzekutiv i AK-Invest, për të folur më gjërësisht rreth planeve të kësaj kompanie por edhe për të përfituar nga përvoja e tij. Si po ec AK-Invest? Ne si kompani gjendemi në sfida të ndryshme, ku qëllimi ynë parimor është rritja graduale dhe e vazhdueshme në sferën e ndërtimit të lartë dhe të ulët, atë që e kemi veprimtari bazë. Duke gërshetuar përvojat tona paraprake (eksperiencat e kuadrit apo stafit) dhe pajisjeve më kualitative për t'i realizuar qëllimet e planifikuara.

Cilat janë sfidat e Agronit, si drejtor ekzekutiv në AK-Invest? Zhvillimi dhe progresi i një kompanie varet mbi të gjitha nga aftësia e ekipit. Trajnimet, seminaret, licencimet dhe aplikimet e pajisjeve adekuate për ta lehtësuar punën dhe rritjen e kualitetit të shërbimeve, dhe duke zgjeruar gradualisht edhe numrin e të punësuarve (stafit) dhe duke u ofruar edhe kushte sa më të mira për punë dhe mundësi zgjerimi te kompanisë në mënyrë të vazhdueshme në tregun vendor dhe të jashtëm.
Cilat janë planet e AK-Invest për të ardhmen? Larg modestisë mendojmë që ne si kompani ndërtimore kemi kapacitetin e mjaftueshëm për të bërë shumë më tepër se kaq. Planet tona janë rritja e volumit të punës aty ku veprojmë dhe zgjerim të dukshëm të numrit të punësuarve, rritjen e nivelit te sigurisë dhe shëndetit në punë (Health&Safety) dhe profesionalizmit të tyre me trajnime adekuate në vend por edhe jashtë vendit.

Ndërtimet e së ardhmes, cilat janë risitë e AK-Invest? Zbatimi i vazhdueshëm i risive(trajnimeve, seminareve, licencimeve të duhura) ashtu edhe pajisjeve adekuate të kohës dhe adaptimi me nevojat e tregut janë qëllimet kryesore të kompanisë. Ndërtimi i komplekseve rezidenciale (afariste dhe banesore) moderne me dizajne unike dhe të veçanta, me vendparkingje moderne, parqe sipas standardeve, kënde me lojëra për fëmijë, pishina etj...
Të rinjtë duhet të jenë më këmbëngulës, të jenë të motivuar - profesionistë atë që e realizojnë t'i përkushtohen edhe detajeve më të vogla dhe të jenë besnik, por gjithnjë duke marrë përgjegjësi dhe duke i kërkuar edhe kushtet optimale nga punëdhënësi. Puna e palodhur mund gjithmonë talentin. Disa njerëz kanë një prirje të natyrshme për të frymëzuar dhe udhëhequr të tjerët në një mënyrë që rezulton me sukses.


















































