Ulqini është bërë gati për të pritur vizitorët nga Kosova, e të gjithë ata që do t’i kalojnë pushimet në këtë vend.
Zyrtarë të Komunës së Ulqinit sot në Prishtinë kanë prezantuar ofertat turistike për sezonin 2020, ku ndër të tjera, u tha se Ulqini është një vend i sigurt nga virusi COVID-19, pasi që nuk ka raste të reja.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, u shpreh se i kanë marrë të gjitha masat për të mbrojtur pushuesit nga virusi COVID-19, ku tha se distanca sociale do të respektohet në të gjitha plazhet e Ulqinit.
Ai tha se 20 për qind do të ketë lirime për turistët që shkojnë në Ulqin për të kaluar pushimet, derisa tha se nuk kanë pengesa as në kufi.
“Ju kemi rekomanduar të gjithëve atyre që merren me turizëm që t’i zvogëlojnë dhe të japin zbritje të gjithë vizitorëve që vijnë nga Kosova, mirëpo nuk jemi ne me shkop magjik që me i thënë ule çmimin se kemi me të likuiduar. Vullneti i gjithë atyre biznesmenëve të cilët merren me turizëm dhe besoj që ata kanë sens dhe do t’i ulin ato çmime më pak se nivelin e vitit të kaluar. Ai ishte rekomandimi i nivelit lokal për të gjithë bizneset. Lehtësim është edhe kufiri, sepse nuk ka as testime, as matje të temperaturës, kurrgjë nuk ka, do të thotë është i liberalizuar kufiri qind për qind. Siguria në Ulqin është shumë më e madhe”, tha ai.
Ndërsa, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha tha se Ulqini edhe këtë vit do të pres duar hapur kosovarët që do ta vizitojnë këtë vend, ndërsa u shpreh se vendi do të ndihmojë Kosovën edhe në fushën e integrimeve evropiane.
“Mali i Zi do të jetë i gatshëm meqë është para Kosovës në disa aspekte, sidomos në aspektin e integrimit evropian dhe të atij euroatlantik, Mali i Zi nuk do të kursejë ndihmën e vet në këtë drejtim dhe në të gjitha drejtimet tjera, jo vetëm për Kosovën po për të gjitha shtetet fqinje që kanë nevojë për këtë. Unë jam i sigurt se Ulqini edhe sivjet në kushtet e pandemisë vërtet pas pandemisë do t’iu pres duar hapur e zemër hapur”, tha ai.
Në anën tjetër, ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të MTI-së në Kosovë, Irfan Lipovica, tha se i mirëpresin qytetarët e Ulqinit që të vizitojnë Kosovën.
“Nuk kemi deti por kemi potencial shumë të mirë në turizmin malor, i kemi shtigjet e ecjes që është një trend i turizmit ndër më të mirat në rajon. Kështu që, ju ftojmë t’i promovoni këto veçori që i kemi si vend në paketat e juaja promovuese në Ulqin”, tha ai.
Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se pandemia po len efekte të shumta në ekonominë e vendit, ku theksoi se ka rënie të të hyrave dhe rënie të aktivitetit ekonomik.
Ai tha se shumë biznese nuk do të arrijnë të marrin vetën shumë shpejt, për çka ka kritikuar qeverinë e Kosovës që sipas tij deri më tash ka qenë e ngathët për të ndihmuar bizneset. Sa i përket Pakos Emergjente, Rukiqi tha se ajo ka dhënë shumë pak efekte.
“Ne kemi një varësi të madhe nga diaspora, ajo që ne urojmë dhe po angazhohemi çdo ditë është mundësia e stimulimit të ardhjes së diasporës së paku në masën 80-90 përqind në atë se sa kanë qenë vizitat në vitin e kaluar. Turizmi i Kosovës varet nga vizitat e diasporës realisht, ne rritjen e pjesëmarrjes së turizmit në ekonominë e vendit e kemi pasur të diktuar nga vizitat e diasporës. Kemi turizëm alternativ përfshi edhe pjesën e ecjeve, turizmin malor, por megjithatë ofertën tonë turistike e kemi të destinuar për diasporën”, tha ai.
Në këtë takim janë paraqitur edhe ofertat nga hotele të ndryshme, e të cilët kanë deklaruar se i kanë marrë të gjitha masat për t’i mbrojtur turistët nga pandemia COIVD-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Masat e SHBA-së ndaj Kinës pritet të ndikojnë në rritjen e çmimit të derivateve në Kosovë

Trump kritikon ashpër kreun e Bankës Qendrore Amerikane

Nga buzëqeshjet te flokët - 'Care and Hair Fix' transformon estetikën me teknologjinë më të avancuar në Ballkan

Pse Emona Center është zgjedhja juaj për blerje ekonomike dhe cilësore?

Mos e humbisni shansin - Aplikoni tani për punë në Popeyes dhe Firehouse Subs në Prishtinë!

Fluturoni çdo ditë nga Prishtina në Düsseldorf me çmime speciale!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura