Notre Dame do të ofrojë një sfond dramatik për kthimin e Donald Trump në skenën gjeopolitike këtë fundjavë, pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së do të bëjë vizitën e tij të parë në Evropë që nga zgjedhjet presidenciale.
Katedralja e cila u shkatërrua nga një zjarr në vitin 2019, është rindërtuar në një përpjekje prej 700 milionë eurove që zgjati pesë vjet dhe u mundësua me donacione nga 150 vende.
Festimet për hapjen e saj do të zgjasin dy ditë, duke filluar me një fjalim të presidentit francez, Emmanuel Macron.
Por për Macronin, ai që duhet të jetë një moment triumfi vjen në një kohë krize kombëtare, vetëm një ditë pasi kryeministri Michel Barnier dha dorëheqje.
Duke e komplikuar situatën në Francë edhe më shumë, Komisioni Evropian po finalizon një marrëveshje tregtare të vonuar prej kohësh midis BE-së dhe bllokut Mercosur të Amerikës së Jugut që Franca thotë se përbën një kërcënim ekzistencial “të papranueshëm” për industrinë e saj bujqësore.
Bëhet e ditur se Ursula Von der Leyen, presidentja e Komisionit, pritet të shkojë në Paris në kohë për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së katedrales së bashku me rreth 50 liderë të tjerë botërorë, duke përfshirë presidentin në largim të SHBA-së, Joe Biden dhe gruan e tij, Jill.
Papa Françesku nuk do të jetë i pranishëm, pasi në shtator kishte njoftuar se në vend të kësaj do të bënte një vizitë historike në ishullin francez të Korsikës, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Pjesëmarrja e Trump mund të nxisë gjithashtu një vizitë në ceremoni nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili dëshiron të hyjë në një dialog me udhëheqësin amerikan për të ardhmen e vendit të tij.
Siç raportohet, republikani po shërbente mandatin e tij të parë si president kur zjarri shpërtheu në Notre Dame.
Ai asokohe tha: “Sa e tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në Katedralen Notre Dame në Paris”.
Ndryshe, zjarri u pa drejtpërdrejt nga miliona shikues në mbarë globin, të cilët panë se si flakët shkatërruan ndërtesën.
Shkaku i saktë i flakëve nuk u zbulua kurrë, por hetuesit besojnë se ishin aksidentale, të nisura nga një cigare ose një qark i shkurtër i sistemit elektrik.
Para zjarrit, rreth 12 milionë njerëz në vit vizitonin Notre Dame.
Numri i vizitorëve pritet të jetë më i lartë pas rihapjes.
Ndërsa hyrja do të mbetet falas, vizitorëve do t’u duhet të rezervojnë përmes një sistemi biletash online. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin fotografi nga takimi Trump-Zelensky i cili u zhvillua në Vatikan, shihen edhe dy liderë evropianë

Duartrokitje për Zelenskyn ndërsa ai mbërriti në funeralin e Papa Françeskut

Takimi me Trump në Romë mund të jetë historik, thotë Zelensky

Fotografitë e fundit para varrimit të Papa Françeskut – gjithçka ndodhi deri më tani, MINUTË PAS MINUTE

Mbi 400 të lënduar nga një shpërthim i madh në një port iranian të naftës - detaje dhe pamje

Trump u takua me Zelenskyn përpara funeralit të Papës - do të zhvillojnë bisedime të mëtejshme edhe pas shërbesës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut