Sheffield United ia ka marrë një pikë Manchester United në kuadër të javës së 13-të në ndeshjen që përfundoi 3-3 në Ligën Premier.

Golat për vendasit i shënuan, John Fleck (19’), Lys Mousset (52’) dhe McBurnie (90’), derisa për Djajtë e Kuq realizuan Brandon Williams (72’), Mason Greenwood (77’) dhe Marcus Rashford (79’).


Untedi ishte skuadër për një nuancë më e mirë në fushë, gjersa mori notën e përgjithshme 6.70, ndërsa Sheffield u vlerësua me 6.68, një diferencë e ngushtë.

GettyImages 1189767849 Sheffield United vs Manchester United (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Rashford që mori notën 7.9, shkaku i golit dhe asistimit të bërë.

Në anën tjetër, portieri i Sheffieldit Simon Moore ishte ai që zhgënjeu dhe mori vlerësimin 4.9.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

sheff Notat e lojtarëve të Sheffieldit (Foto: WhoScored)

utd 1 Notat e lojtarëve të Manchester United (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app