Ajaxi e ka eliminuar Real Madridin nga Liga e Kampionëve pasi e ka mposhtur në shtëpi 4-1.
Kjo fitore e madhe e dërgon Ajaxin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Te Real Madridi kishte shumë lojtarë që nuk e dhanë atë që pritje, ndërsa i vetmi që e kaloi klasën ishte Reguilion me (7.2).
Notën më të dobët e mori Nacho (4.4), pasi në fund u ndëshkua me të kuq.
Kroos dhe Courtois po ashtu morën nota të dobëta.
Në anën tjetër te Ajaxi kishin paraqitje të mirë disa lojtarë. Tadic mori vlerësimin maksimal 10, pas tij vjen Ziyech me 8.9.
Paraqitje të mirë kishin edhe Blin, Neres e Schone e De Jong. /Telegrafi/