Notat e lojtarëve: Portugalia 1-0 Maroku, vlerësohen Ronaldo dhe Moutinho

Portugalia e regjistroi fitoren e parë pas dy ndeshjesh në Kampionatin Botëror duke e mposhtur Marokun dhe tash kryeson në Grupin B me katër pikë.
Cristiano Ronaldo ishte njeriu që e vendosi ndeshjen me një gol të shënuar në minutat e parë dhe në bazë të votave në faqen e FIFA-s është shpallur lojtari i ndeshjes.
Mirëpo, në bazë të WhoScored, paraqitja e kapitenit nuk ishte më e mira (7.4), pasi para tij e kanë renditur Joao Moutinhon (8.1). Notë të lartë ka marrë edhe portieri portugez, Rui Patricio (7.7) dhe mbrojtësi i krahut, Cedric Soares (7.6).
Paraqitje të mirë kanë bërë edhe lojtarët e Marokut, përkundër se e humbën ndeshjen dhe u eliminuan nga turneu.
Më i vlerësuari ishte mesfushori Younes Belhanda (7.3), ndërsa nota më e ulët nga startuesit i është ndarë portierit Munir Mohand Mohamedi (6.0).
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:


/Telegrafi/



















































