Leicesteri e ka mposhtur Manchester Cityn 5-2 në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier.

Golat për Citizens i shënuan Riyad Mahrez e Nathan Ake, derisa për Dhleprat shënuan Jamie Vardy me het-trik, James Maddison dhe Youri Tielemans.


Leicesteri ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.02, ndërsa City u vlerësua me 6.11.

Lojtari me paraqitjen më të mirë natyrisht se ishte Jamie Vardy që me het-trikun e tij i ndihmoi skuadrës së tij që të fitonte tri pikë dhe mori notën 9.6.

Në anën tjetër, në këtë sfidë paraqitje të dobët patën Ederson dhe Mendy që u vlerësuan me 5.2.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

city Notat e lojtarëve të Manchester Cityt (Foto: WhoScored)

leic Notat e lojtarëve të Leicesterit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app