Lazio e ka nëpërkëmbur Milanin në ndeshjen e xhiros së 33-të në Serie A duke ia rrezikuar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Në sfidën e zhvilluar në Stadio Olimpico, vendasit luajtën më mirë, ashtu që kanë marrë notë mesatare më të lartë se Rossonerët.
Dy golashënuesit, Joaquin Correa dhe Ciro Immobile kanë marrë vlerësimet më të larta, të ndjekur nga portieri Pepe Reina.
Nota më e ulët ka shkuar për portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma, ndërkohë që paraqitje jo të mirë kanë pasur edhe sulmuesit, Ante Rebic e Mario Mandzukic.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u inkuadrua në minutën e 88-të vetëm sa për ta shijuar fitoren.
SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të Lazio dhe Milanit në këtë takim. /Telegrafi/