Real Madridi e shënoi fitoren e dytë sezonale me një triumf të lartë ndaj Gironas.

Paraqitja e skuadrës mysafire ishte shumë më e mirë, prandaj është vlerësuar me notë mesatare më të lartë (7.22) se ekipi nikoqir (6.15).


Gareth Bale është lojtari më i vlerësuar në fushë, i cili ka marrë notën 9.1 në këtë takim.

Një mbrëmje fantastike edhe për golashënuesin e dyfishtë, Karim Benzema (8.5), si dhe një paraqitje e mirë për Marco Asension (7.6) dhe portierin Keylor Navas (7.5).

Borja Garcia ishte më i miri te vendasit (7.4), ndërsa zhgënjyen me paraqitjen e tyre, Marc Muniesa (5.3) dhe Pere Pons (6.3).

Ndërsa nga të inkuadruarit nga banka rezervë, notën më të ulët e ka marrë Aday Benitez (5.2), pas një gabimi që i kushtoi Gironas me gol.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

girona 2 (Foto: WhoScored)

reall (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app