Brazili


brazil

Julio Cesar – Nota: 3
- Nuk pati çfarë të bëjë për autogolin e Marceloës, por bëri disa pritje të mira kah fundi i ndeshjes.

David Luiz – Nota: 3
- Nuk e largoi topin e harkuar i cili solli autogolin nga Marcelo, dhe nuk dukej i sigurt sa herë që topi ishte në zonë të rreptësisë.

Dani Alves - Nota: 3
- Dhuroi një ndihmë për skuadrën e tij në krahun e djathtë, por topat ‘finalizues’ nuk i pati edhe aq konsistentë.

Marcelo – Nota: 2.5
- Nuk mundi të reagojë shpejtë sa duhej për ta shmangur autogolin. Shpeshë tejkalohej në mbrojtje, ndërsa në sulm nuk dha shumë.

Thiago Silva – Nota: 3.5
- Nuk ishte Silva ‘dominues’ siç jemi mësuar ta shohim, mirëpo i dha më shumë siguri mbrojtjes se bashkëlojtarët tjerë.

Luiz Gustavo – Nota: 3
- Nuk kontribuoi shumë, por i ofrojë mbështetje mbrojtjes me vrapimet e tij. Sidoqoftë, mori një karton të verdhë kur e ndaloi Modricin.

Paulinho – Nota: 2.5
- Përpos që ndërpreu disa aksione të Kroacisë, në shumicën e kohës nuk u vërejt fare.

Oscar – Nota: 4
- Një prej lojtarëve më të mirë në fushë. Kontribuoi tejet shumë në detyrat defensive, teksa krijonte shumë hapësirë për sulmuesit në anën tjetër. E përmbylli ndeshjen me një gol të bukur në minutat e fundit të takimit.

Fred – Nota: 2.5
- Pothuajse i padukshëm në fazën e sulmit, mirëpo arriti ta fitojë një penallti të dyshimtë për skuadrën e tij.

Hulk – Nota: 2.5
- E dërgoi një goditje nga afërsia pothuajse jashtë stadiumit prej një pozite të mirë shënimi dhe më pas ra nga forma gradualisht duke mos dhuruar diçka konkrete në fazën e sulmit.

Neymar – Nota: 4.5
- Shënoi atëherë kur më së shumti iu desh Brazilit dhe i dha shpresë për fitore kur realizoi penalltinë. Lojtari më i mirë i ndeshjes pa diskutim.

Rezervat:

Hernanes – Nota: 3
- Bëri disa lëvizje të mira me top dhe prezenca e tij u ndje në fushë.

Bernard – Nota: 3
- Me disa prekje të topit tregoi se në ndeshjet tjera mund të jetë element befasues për skuadrën e Brazilit.

Ramires – Nota: 3
- Nuk luajti shumë, mirëpo bllokoi mesfushorin kroat për t’i dhënë mundësinë Oscarit që të shënojë golin e tretë të skuadrës.


Kroacia

kroacia

Pletikosa – Nota: 2
- Është dashur të bëjë më shumë në të tre golat e pësuar.

Corluka – Nota: 3
- Largoi disa topa të rrezikshëm nga zona dhe ishte element sigurie në mbrojtjen kroate.

Srna – Nota: 3
- Dërgoi disa harkime të rrezikshme në zonë dhe udhëhoqi mbrojtjen mirë, ndërsa krahu ku luante ai ishte dukshëm më i sigurt se tjetri.

Vrsaljko – Nota: 3
- Nuk pati mundësi të shkojë shumë përpara në sulm, duke i marrë parasysh detyrat defensive që i pati, mirëpo bëri disa ndërhyrje të mira në mbrojtje.

Lovren – Nota: 2.5
- I pafat për penalltinë e akorduar ndaj Fredit, e cila i dha mundësinë e rikthimit në lojë brazilianëve.

Modric – Nota: 3.5
- Më i sigurtë në detyrat defensive se Rakitic, dhe ishte krijuesi i aksioneve të kroateve kah fundi i ndeshjes kur këta të fundit kërkonin dëshpërimisht barazimin.

Kovacic – Nota: 2.5
- Supertalentin kroat si duket e pushtoi pasiguria dhe paniku në një ndeshje me rëndësi kaq të madhe dhe nuk arriti t’i tregojë vlerat e tij. U zëvendësua menjëherë në pjesën e dytë.

Rakitic – Nota: 2.5
- Nuk krijoi hapësira për sulmuesit, ndërsa u tejkalua lehtë pothuajse cdoherë nga brazilianët.

Perisic – Nota: 3
- Kur i jepej mundësia për t’u harkuar, ai zakonisht i hapte probleme mbrojtjes braziliane. Dërgoi një goditje të fortë në portë kah fundi i takimit, mirëpo Cesar ishte i vëmendshëm.

Jelavic – Nota: 2
- Nuk u ‘inkuadrua’ pothuajse në asnjë aksion të kroatëve, teksa më shumë ishte ‘shikues’ se sa ‘lojtarë’. Lojtari më i dobët i ndeshjes pa diskutim.

Olic – Nota: 3.5
- Ishte depërtimi në krah dhe harkimi i tij që solli autogolin e Marcelos, dhe shpeshherë ishte i rrezikshëm për brazilianët. U sakrifikua shumë për skuadrën.

Rezervat:

Brozovic – Nota: 2.5
- E zëvendësoi Kovacicin për të bërë një ndryshim në mesfushë, por nuk ia arriti.

Rebic – Nota: 2.5
- Nuk bëri asgjë më shumë se Jelavic në sulm. 

/Telegrafi/

telegrafi sport app