Bayern Munichu e ka nëpërkëmbur Mainzin në Allianz Arena për të marrë kreun e Bundesligas.

Paraqitje dominuese e bavarezëve, të cilët kanë notë mesatare shumë më të lartë (7.87) në krahasim me ekipin mysafir (5.85).


Me het-trikun e tij në këtë takim, James Rodrigez me plot meritë ka marrë notën maksimale (10).

E gjithë faza ofensive e Bayernit ka marrë nota të larta, por për paraqitje të mirë janë vlerësuar lojtarët thuajse në secilin repart.

Futbollistët e Mainzit kanë marrë nota kryesisht të ulëta, ndërsa vlerësimi më i ulët ka shkuar për qendërmbrojtësin Alexander Hack (5.0).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

/Telegrafi/

telegrafi sport app