Notat e lojtarëve: Bayern Munich 2-1 Union Berlin, Gikiewicz më i miri

Bayern Munich ka arritur me shumë mund ta mposht Union Berlinin në kuadër të javës së nëntë në Bundesligë me rezultat 2-1.
Golat për Bavarezët i shënuan Benjamin Pavard (13’) dhe Robert Lewandowski (53’), derisa për mysafirët golin e vetëm e realizoi Sebastian Polter (86’) nga penalltia.
Bayerni ishte skuadër për një nuancë më e mirë në fushë, derisa mori notën e përgjithshme 6.98, ndërsa Union Berlini mori vlerësimin 6.50.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte portieri i Berlinit, Rafal Gikiewicz, shkaku i pritjeve që bëri dhe mori notën 8.2.
Në anën tjetër, Marcus Ingvarsten i mysafirëve dështoi ta tregonte vetën dhe mori vlerësimin 5.8.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë:


/Telegrafi/





















































