LAJMI I FUNDIT:

Normalizohet gjendja pas zjarreve në malet e Ferizajt

Normalizohet gjendja pas zjarreve në malet e Ferizajt

Qytetarë të papërgjegjshëm, me arsyetimin e pabazë të përgatitjes për sezonin e mbjelljeve, kanë ndezur zjarre ndaj të lashtave, të cilat me shpejtësi marramendëse janë shpërndarë në një tablo të gjerë të territorit malor të Ferizajt.

E gjitha, edhe nga hetimet policore që kanë nisur me intensitet të lartë ndaj kryesve të këtyre veprimeve, po rezulton të jetë realizuar qëllimshëm.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë të Ferizajt, Arben Halili dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, ka disa ditë që janë vazhdimisht në terren për të vizituar zonat e prekura nga zjarret.


Ata kanë vizituar terrenet e prekura malore në Burrnik, Semajë, Gurëz e Komogllavë si dhe zona të tjera me dëme më të mëdha.

“Dëmet nga zjarret fushore dhe malore të shkaktuara ditëve të fundit, janë të mëdha. Përveç botës bimore, dëme të mëdha janë shkaktuar edhe për botën shtazore. E gjitha kjo nga papërgjegjshmëria dhe vetëdija e ulët qytetare që ka shkaktuar zjarrvënien”, thuhet në një njoftim të Komunës së Ferizajt.

Komuna e Ferizajt në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, njofton se kanë nisur hetimet ndaj zjarrvënësve dhe se konform legjislacionit në fuqi do të shqiptohen edhe sanksionet përkatëse.

“Territori ynë malor është i dëmtuar tej mase nga zjarrvënia, zjarr që ka dal kontrolli dhe është përhapur përtej pronave private të shkaktuesve të zjarrit. Heronjtë e mbrojtjes nga zjarret në territorin e Ferizajt janë zjarrfikësit, të cilët të palodhur, në lartësinë e kryerjes me përkushtim të detyrës, duke rrezikuar, kanë arritur që ta normalizojnë gjendjen”, vijon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori