Fillimi i normalizimit të transportit ajror, rrugor dhe hekurudhor mes Kosovës dhe Serbisë, ishin në fokus të agjendës së të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Richard Grenell. Në të tri qëllimet, Grenell ia ka arritur që t’i marrë nënshkrimet e Prishtinës dhe Beogradit dhe vlerësimet se u arritën marrëveshje historike.
Marrëveshjet e fundit të nënshkruara në mes Kosovës dhe Serbisë, sipas ambasadorit Grenell, por edhe presidentëve të Kosovës e Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq, do të lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve dhe do të jenë në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së investimeve nga jashtë.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes për hapjen e linjës direkte ajrore Prishtinë – Beograd dhe anasjelltas, Kosova dhe Serbia të premten kanë nënshkruar në Mynih të Gjermanisë dy letra të shprehjes së interesit, atë për autostrada dhe për hekurudha, përmes së cilave të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.
Autostrada Nish-Merdar-Prishtinë
Qysh nga lansimi i Procesit të Berlinit, një iniciativë diplomatike e nisur në vitin 2014, nga kancelarja gjermane Angela Merkel, Kosova dhe Serbia kishin marrë mbështetjen për projektin e autostradës Nish- Merdarë- Prishtinë. Autoritetet e të dyja vendeve, patën shprehur qysh atëherë gatishmërinë për ta përfunduar këtë projekt.
Qëllimi i kësaj iniciative edhe atëherë ishte mbështetja për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.
Autoritetet kompetente në Prishtinë, vite më parë, kanë pohuar se e kanë të përgatitur edhe projektin për autostradën Prishtinë – Merdare – Nish, projekt ky që mund të vazhdohet në kuadër autostradës që aktualisht lidh Kosovën me Shqipërinë. Kurse në të ardhmen ajo mund t’i lidhë të tri vendet.
“Kjo autostradë, në territorin e Kosovës, është vazhdimësi në Autostradën ‘Ibrahim Rugova’, që ka përfunduar deri në Besi, fshat ky që gjendet rreth magjistrales Prishtinë – Podujevë, kurse ekzistojnë edhe rreth 24 kilometra tjera deri në Merdarë”, kishte thënë ish- ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.
Kosova, ka ndërtuar tashmë autostradën që e lidh atë me Shqipërinë si dhe autostradën tjetër e cila e lidh me Maqedoninë e Veriut, por autoritetet maqedonase ende nuk e kanë finalizuar pjesën e vet të punës.
Linjat hekurudhore Kosovë-Serbi
Përveç marrëveshjes për autostrada, në Mynih është nënshkruar edhe marrëveshja për transportin hekurudhor në mes Kosovës dhe Serbisë.
Transporti hekurudhor në Kosovë paraqitet si një prej sistemeve më të dobëta në rajon. Aktualisht, në qarkullim janë vetëm dy linja nëpër të cilat kalojnë trenat e Kosovës. Linja Prishtinë – Hani i Elezit dhe ajo Prishtinë -Pejë. Të dy linjat bëjnë vetëm transportin e udhëtarëve.
Por, Kosova vazhdon të mos e administrojë linjën hekurudhore në veri të Mitrovicës e cila është nën kontrollin e Serbisë, ndërkohë që ka filluar zbatimin e projekteve për rehabilitimin dhe modernizmin e hekurudhave në përgjithësi.
Agron Thaçi, kryeshef ekzekutiv në kompaninë “Infrakos”, e cila merret me infrastrukturën hekurudhore, tha për Radion Evropa e Lirë se janë të gatshëm ta zbatojnë marrëveshjen, por që ende nuk kanë informacione rreth formës që është përdorur në marrëveshje, si shprehje e interesit.
Ai thotë se linja hekurudhore Kosovë-Serbi përmes Mitrovicës së Veriut mund të hyjë në funksion shumë shpejtë, kurse për linjën tjetër që vjen nga Podujeva, ai thotë se nevojitet kohë.
Këto marrëveshje, përveç udhëheqëseve të institucioneve të larta, janë përshëndetur edhe nga komuniteti i biznesit.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudha dhe autostrada mes autoriteteve kosovare dhe serbe.
Në një komunikatë për media, thuhet se Oda Amerikane beson fuqishëm se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime të shtuara ekonomike për të dyja vendet, e sidomos për kompanitë e sektorit privat që operojnë në të dy vendet.
Ndryshe, trenat e Hekurudhës së Serbisë, operojnë brenda territorit të Kosovës, pavarësisht se konsiderohen ilegalë nga autoritetet në Prishtinë. Dy herë në ditë trenat e “Srbija Voz”, operojnë nga qyteti i Kraljevës në Serbi për në Mitrovicë të Veriut. Operimi i trenave të Hekurudhës së Serbisë brenda territorit të Kosovës vazhdon, pavarësisht një vendimi të vitit 2017 të lëshuar nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës, që i shpallë ilegalë trenat serbë që operojnë në territorin e Mitrovicës Veriore.
Linja ajrore Prishtinë –Beograd
Përveç marrëveshjeve për hekurudha e autostrada, më 20 janar në Berlin, Prishtina dhe Beogradi, po nën ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell, kanë nënshkruar marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë- Beograd. Kompania gjermane , “Lufthansa”, është përzgjedhur që të operojë në këtë linjë.
Linja ajrore Prishtinë–Beograd synon të normalizojë hapësirën ajrore dhe trafikun ajror në Kosovë. Vendosja e kësaj linje, sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, mund të bëhet pas aranzhimeve mes autoriteteve të aviacionit dhe NATO-s në kuadër të mekanizmit për normalizimin e hapësirës ajrore të Ballkanit Perëndimor.
Sipas kësaj letre të interesit, Aeroporti i Beogradit mund të shfrytëzohet edhe si destinacion për pasagjerë për të udhëtuar në shtete të ndryshme të Evropës dhe botës.
Fluturimet ajrore në mes Kosovës dhe Serbisë u ndërprenë në vitin 1999. Atë kohë, Serbia humbi kontrollin mbi Kosovën pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që si synim kishin mbrojtjen e popullatës civile dhe dëbimin e forcave serbe, duke i dhënë kështu fund luftës në Kosovë. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025