Nora Istrefi publikon fotografitë nga festa e veçantë që organizoi në ditëlindjen e katërt të Reneesë

Çifti i njohur Nora Istrefi dhe Robert Berisha, kanë festuar një ditë të veçantë të mërkurën.
Kjo pasi vajza e tyre, Renee, ka festuar ditëlindjen e saj të katërt.
Me këtë rast, çifti kanë organizuar një festë të veçantë për të voglën e tyre, me të ftuar familjarë dhe njerëz të rrethit.
Nora, e cila është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë me fansat e saj disa fotografi nga festa speciale në rrjetin social Instagram.
"Urime ditëlindjen e katër princesha ime, të dua ty shumë", ka qenë dedikimi i Norës në mbishkrimin e këtyre fotografive.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet e fansave, në veçanti fotografia familjare që Nora dhe Roberti kanë realizuar bashkë me Reneenë e vogël. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/05/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































