Nora Istrefi është ndër këngëtaret më të komentuara dhe pëlqyera të estradës shqiptare.

Përpos postimeve të përditshme që bëhen pjesë e faqeve rozë, edhe jeta e saj private është mjaft e pranishme në interesin e publikut.


Ndërkaq, në një postim në rrjetin social Instagram, Nora ka vendosur që të ndajë një fotografi të ëmbël.

noraistrefi 118187017 337870694259327 6746985714650580164 n (Foto: Instastory)

Bëhet fjalë për një imazh te realizuar vite më parë, nga fëmijëria e këngëtares, në të cilën duket mjaft e bukur.

“Nora bebe”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Sidoqoftë kohëve të fundit ajo ka qenë aktive në rrjete sociale, duke ndarë kështu fotosesione të ndryshme nga pushimet.

Derisa po e shijon kohën e lirë, hiti i saj i fundit “Anna” në bashkëpunim me reperin Gjiko, ende vazhdon të dëgjohet në përmasa të mëdha. /Telegrafi/