Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova ka arritur ta fitojë medaljen e argjendtë në Grand Prix 'Tashkent 2018' në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Nora Gjakova ka vazhduar me formë të mirë, por jo edhe me fitore në Grand Prixin e xhudos që po mbahet në Uzbekistan.


Kësaj radhe, xhudistja jonë është mposhtur në finale dhe ka arritur të fitojë vetëm medaljen e argjendtë në Grand Prixin 'Teshkant 2018'.

Nora gjakova 2 2

Në finale, Nora Gjakova u mposht nga xhudistja gjermane, Theresa Stoll.

Kjo humbje e xhudistes pejane erdhi në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Më herët, Gjakova mposhti në gjysmëfinale xhuditsen Kaja Kajzer të Sllovenisë, ndërsa dy fitoret e para i pati ndaj Wisneybi Machado dhe Julia Kowalzyck.

Gjatë ditës medalje të arta fituan Distria Krasniqi në kategorinë deri në 47 kilogramë dhe Majlinda Kelmendi në kategorinë deri në 52 kilogramë. /Telegrafi/

nora gjakova e1541775405846

telegrafi sport app