Pothuajse tri vite më parë, reperi Noizy dhe këngëtari nga Mitrovica, Seven Saraqi, publikuan bashkëpunimin e tyre “Si me kon zezake”.
Kjo këngë rezultoi shumë e suksesshme dhe u prit mirë nga fansat e të dyve.
Mirëpo, përmes një njoftimi zyrtar nga kompania menaxhuese që mbron të drejtat e Noizyt në YouTube, është bërë e ditur se reperi nuk dëshiron më që kjo këngë të gjendet më në YouTube.
https://www.youtube.com/watch?v=PhjQtdcU43w
Sikundër, është Seven Saraqi ai i cili ka ngelur i habitur nga ky vendim i reperit, duke iu drejtuar atij me disa shkrime publike të bëra në InstaStory.
Ai shkruan se ka qenë Noizy ai i cili ka dashur vet të bëhet pjesë e kësaj kënge, teksa Seven e incizonte atë në studion e A-Boom.
“Pas 4 vitesh, pse je zemëruar vëlla?”, ka shkruar Saraqi në fotografinë e cila shfaq e-mail kërkesën e Noizyt për ta fshirë këngën.
Tutje, këngëtari gjithashtu ka bërë të ditur se Noizy ia ka bërë “block” në rrjetet sociale, dhe si rrjedhojë as nuk po mund ta etiketojë në postimet e tij.
“Unë vërtetë dua ta di, përse jeni zemëruar?”, janë fjalët me të cilat Saraqi përmbyll shkrimin e tij.
Kjo situatë mesa duket ka çuar në përçarje dyshen, aq më tepër tani edhe që u bë publike, ndonëse një reagim nga vet Noizy lidhur me këtë çështje, ende nuk ka. /Telegrafi/