Artisti i njohur, Noel Gallagher do të divorcohet nga gruaja e tij Sara MacDonald pas gati 12 vitesh martesë.

Ylli i "Oasis", 55 vjeç, dhe publicistja e muzikës, 51 vjeçe, lëshuan një deklaratë të premten mbrëma (13 janar) duke njoftuar ndarjen e tyre dhe se dy djemtë e tyre 'mbeten prioriteti i tyre'.


Noel, i cili u martua me Sarën në një ceremoni private në New Forest në qershor 2011, thuhet se është shpërngulur nga rezidenca e tyre prej 8 milionë funtesh në South Downs në Hampshire dhe po jeton në veri të Londrës pas prishjes së martesës së tyre.

66560787 11633843 Noel Gallagher SPLITS from wife Sara MacDonald after 22 years to m 39 1673649627038

Noel dhe Sara janë prindër të dy djemve, Donovan, 15, dhe Sonny, 12 vjeç. Rokeri është gjithashtu baba i vajzës së tij të madhe Anais, 22, nga lidhja e tij e mëparshme me ish-gruan Meg Mathews.

"Noel Gallagher dhe Sara Macdonald kanë konfirmuar se çifti do të divorcohet. Ata së bashku do të vazhdojnë të kujdesen për fëmijët e tyre që mbeten prioriteti i tyre. Noel dhe Sara i kërkojnë mediave të respektojnë privatësinë e tyre dhe të familjes sonë në këtë moment", tha një përfaqësues i tyre.

66561299 11633843 Relationship The Oasis star shares two sons with the music PR wh m 46 1673650968700

Noel dhe Sara kanë jetuar në një rezidencë 8 milion paund në South Downs pranë qytetit të Petersfield të Hampshire që nga viti 2019, me dy fëmijët e tyre të vegjël.

Por krijuesi i hitit "Don't Look Back In Anger" tani thuhet se jeton i ndarë nga gruaja e tij në Londrën Veriore.

66560849 11633843 image m 44 1673650433999

Noel u takua me Sara në vitin 2000 në një klub në Ibiza të quajtur Space - një vit para divorcit të tij nga gruaja e tij e parë Meg.

Rokeri ishte i martuar me Meg për katër vjet. Por pas ndarjes së tyre, u raportua se rokeri kishte një lidhje me Sarën gjatë marrëdhënies së tij me Meg.

66561293 11633843 image m 48 1673651023906

Noel dhe Sara u ndanë shkurtimisht në vitin 2002 mes raporteve që Sara e pa Noelin "shumë fëmijëror" për t'u martuar dhe për të pasur më shumë fëmijë, por ata vazhduan të pajtoheshin dhe u martuan në vitin 2011. /Telegrafi/

66562003 11633843 Noel and Meg were notorious for a party hard lifestyle as they l m 53 1673651985186