NOA është brend i famshëm gjerman që në tregun tonë ka prezencë të mirënjohur për produktet e shëndetshme dhe plot shije
Në muajt e fundit NOA ka punuar në një projekt të madh – atë të rifreskimit të pamjes së produkteve të ndryshme. Natyrisht, këto produkte me pamje të re do t’i gjeni edhe në raftet e marketeve.
Çka ka ndryshuar?
Dizajni është i ri dhe shumëngjyrësh: Do ta dashuroni
NOA në paketim të ri: Inspirim për një vakt ditor
NOA me dizajn të ri është i parezistueshëm – përpos shijes dhe cilësisë së pakontestueshme, ju do ta dashuroni pamjen e re, ndërkaq vakti juaj ditor tash do të jetë jo vetëm i shëndetshëm, por edhe shumëngjyrësh e plot pozitivitet.
Paketimi është pothuajse, komplet i reciklueshëm.
Çka ka mbetur e njejtë?
Recetat NOA: NOA shtë tepër e shijshme, njëjtë sikur më parë.
Sasia e mbushur: Ka po aq NOA sa ka pasur më parë.
Një gjë është e sigurtë – ju do të shihni pamje krejt të re të produkteve të hummusit NOA në rrjetet e marketeve, por shija do të jetë e njëjtë sikurse më parë. Ndoshta, tani do ta dashuroni edhe më shumë.
Pa Gluten
Vegane
GMO Free (pa ndërhyrje gjenetike)
Synimi i NOA Hummus?
NOA është në rrugë të mirë që gjithmonë të përshtasë paketimin dhe ta bëjë më të pranueshëm për natyrën.
Si produkt i bekuar nga natyra, NOA Hummus, ja kthen natyrës dashurinë e njëjtë me paketimin e ri pothuajse plotësisht të reciklueshëm, kurse synimi afatgjatë mbetet që NOA shumë shpejt të bëhet me paketim 100% i reciklueshëm.