“N'kohë për veten” - diskutim inspirues me Fitim Ukën në Librarinë Dukagjini

Dje, në Libraria "Dukagjini" në Prishtina Mall, kishte një bisedë shumë të mirë me Prof. As. Dr. Fitim Uka rreth librit të tij "N'kohë për veten".
Diskutimi është fokusuar rreth ndjenjave të vështira që shumica prej nesh përjetojnë, kur jeta duket sikur po na sfidon dhe ne ndjehemi vetëm. Prof. Uka ka folur për rëndësinë e njohjes së vetvetes dhe se si mund të trajtojmë momentet e vështira. Ai ka ndarë me ne eksperiencën e tij dhe ka treguar se si mund të përballemi me depresionin. Po ashtu, ka thënë që është e rëndësishme të flasim hapur dhe të kërkojmë mbështetje nga miqtë dhe familja.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































