Një kontingjent prej 150 pjesëtarësh të ushtrisë kroate kanë udhëtuar nga Kroacia për t’iu bashkuar trupave që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Ushtarë kroatë së bashku me partnerët e NATO-s do të punojnë në operacion për mbështetjen e paqes në Kosovë. Ndërsa njohës të aspekteve të sigurisë deklarojnë se mundësitë për destabilizim të rajonit lidhen kryekëput me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Katër ditë pa u bërë dy muaj nga sulmi terrorist i 24 shtatorit nga një formacion paraushtarak serb, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës në Prishtina e bëri të qartë se tensionet në veri e kanë shtyrë Aleancën VeriAtlantike, ta shqyrtojë shtimin e përhershëm të pranisë ushtarake në Kosovë.
Për këto deklarime të Stoltenberg, është deklaruar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë John Rhode. Ai ka thënë se deklarimet e shefi të NATO-s, shërbejnë për të ofruar stabilitet.
“NATO-ja është këtu për të përkrahur stabilitetin në Kosovë dhe asgjë s’ka ndryshuar. Ajo që shoh është se NATO-ja po reagon ndaj sulmit terrorist në Banjskë duke ofruar siguri, sidomos në veri. Është e rëndësishme që të ketë siguri në veri. Qëndrimi i NATO-s është edhe më i fortë, por s’do të thotë se ka ndryshim ligjor. NATO-ja ka mandat të qartë dhe ky mandat s’ka ndryshuar”, theksoi ai.
Për njohësit e çështjeve të sigurisë dhe politikës, situata e sigurisë në Kosovë është shumë serioze. Mundësitë për destabilizim të rajonit i lidhin kryekëput me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Veçanërisht deklaratat e Stoltenberg tregojnë për seriozitetin e situatës së sigurisë në rajon, dhe tregojnë po ashtu që NATO, si organizata më e fortë e sigurisë në botë, e ka marrë shumë seriozisht situatën dhe kërcënimet e sigurisë në raport me Kosovën. Edhe shtimi i trupave dhe mënyra e të vepruarit strategjikisht, pra në afate të gjata tregon se situata është serioze dhe si e tillë Serbia e ka synim destabilizimin e Ballkanit prandaj edhe NATO e ka marrë kaq seriozisht”, thekson për RTK, Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë.
Politologu, Fidan Ukaj, ka theksuar se vizita e Stoltenbergut dhe shtimi i trupave të KFOR-it janë përgjigjja më e mirë ndaj kërcënimeve të Vuçiqit.
“Edhe kjo vizitë e po ashtu shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë me prezencën e përhershme në Kosovë është përgjigjja më e mirë edhe ndaj këtij kërcënimi të presidenti Vuçiq se viti 2024 mund të jetë vatër e krizës për Bosnjën dhe Kosovën”, tha Ukaj.
Gjatë së martës, një kontingjent prej 150 pjesëtareve të ushtrisë kroate kanë udhëtuar nga Kroacia për t’iu bashkangjitur trupave që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Ushtarë kroatë së bashku me partnerët e NATO-s do të punojnë në operacion për mbështetjen e paqes në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës