Njoftim zyrtar nga MEKA Halal Food - kujdes nga mashtrimet në tregun e Shqipërisë

MEKA Halal Food, një prej prodhuesve më të njohur në fushën e ushqimeve hallall, ka lëshuar njoftim të rëndësishëm për konsumatorët e saj në Shqipëri. Kompania ka konfirmuar se aktualisht asnjë nga produktet e saj nuk janë të disponueshme për shitje në tregun e Shqipërisë.Duke adresuar këtë çështje që ka ngritur shqetësime për cilësinë e produkteve që janë ofruar në emër të MEKA-s, njoftimi thekson se çdo subjekt që pretendon të përfaqësojë MEKA Halal Food ose të shesë produktet e saj në Shqipëri është në fakt i paautorizuar dhe veprimet e tyre janë të paligjshme dhe mashtruese. Nga MEKA Halal Food u bëjnë thirrje konsumatorëve të mos bien pre e individëve ose grupeve që përfitojnë në mënyrë të padrejtë nga emri dhe besueshmëria e kompanisë. MEKA është e përkushtuar ndaj sigurisë dhe kënaqësisë së klientëve të saj dhe po punon ngushtë me autoritetet për të adresuar këtë problem.



















































