LAJMI I FUNDIT:

Njoftim për ish punëtorët e 10 ndërmarrjeve shoqërore

Njoftim për ish punëtorët e 10 ndërmarrjeve shoqërore

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e NSH:  KB Bujku-Lipjan, KB Llapi-Podujevë, Centrotekstil-Prishtinë, Stacioni i Veterinës-Gjakovë, KB Baran-Pejë, KB Novoberda-Novoberdë, Shipad-Prishtinë; Peko-Mitrovicë, Përparimi-Prishtinë dhe Enti për Përparimin e Amvisërisë te Kosovës-Prishtinë, se publikimi i njoftimit me qëllim të grumbullimit të dokumentacionit për përpilimin e listës fillestare të 20%-it do të bëhet me datë 20,21,22,23,24 maj 2024. 

Njoftimin mund ta gjeni në webfaqen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org