Yjet e Sllovakisë në Euro 2024 shpresojnë të frymëzohen për fitore ndaj Anglisë duke punuar me një ish-mbretëreshë bukurie.

Skuadra e Francesco Calzonas organizoi një përballje në 1/16-ën me Tre Luanët, e cila zhvillohet të dielën, pasi sllovakët përfunduan në vendin e tretë në Grupin E.


Lojtarët sllovakë do të zhvillojnë intervista me ish-pretendenten për ‘Miss Sllovakia’, Simona Leskovsa, përpara ndeshjes me Gelsenkirchen.

Screenshot 8 33 Foto: Screenshot/Instagram

Zeshkania ka punuar me Federatën e Futbollit të vendit të saj që nga viti 2021.

Ish-modelja dhe influencuesja ka pothuajse 200 mijë ndjekës në Instagram.

Screenshot 9 35 Foto: Instagram

Simona ishte gjithashtu një finaliste në konkursin ‘Miss Sllovakia 2015’.

“Kam tre vjet që punoj për Federatën e Futbollit të Sllovakisë dhe kam filluar me ekipin U-21”, u shpreh ajo.

Screenshot 10 29 Foto: Instagram

“Ata ishin një skuadër e mirë, u mësova me ta dhe shtatorin e kaluar kalova në punën me ekipin e parë”.

“Por kanë kaluar disa vite dhe ata njerëz që më qeshën tani duan të bëjnë foto me mua”, tha mes tjerash Simona.

Screenshot 11 30 Foto: Instagram

Simona do të jetë në fushë të dielën, ndërsa Anglia kërkon të arrijë në çerekfinale, pasi konsiderohet favorite ndaj Sllovakisë.

Ajo shtoi: "Ju mund të shihni një fytyrë të bukur, por unë kam kaluar shumë kohë të vështira për të arritur këtu ku jam tani”.

Screenshot 12 32 Foto: Instagram

“Ka ende shumë objektiva që dua të arrij”, thekson mes tjerash Leskovska. /Telegrafi/