LAJMI I FUNDIT:

“Njihuni me një shtet të ri: Maqedonia Veriore”

“Njihuni me një shtet të ri: Maqedonia Veriore”

Njëra nga mediat më prestigjioze britanike ‘The Economist’ në botimin e saj të fundit publikon analizë për marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë me titull “Njihuni me një shtet të ri: Maqedonia Veriore”, ku theksohet se pas thuajse 30 vitesh konflikt dy shtetet janë dakorduar që emri i ri i Maqedonisë të jetë ‘Maqedonia Veriore’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Aleksandrit të Madh ju nevojit shumë më pak kohë për të pushtuar botën në kohën antike se Maqedonisë dhe Greqisë për të zgjidhur kontestin e emrit”, duke bërë ironi për kohëzgjatjen e mosmarrëveshjes mes dy shteteve për emrin kushtetues të Maqedonisë.

Në këtë analizë thuhet se më 12 qershor është shpallur arritja e marrëveshjes mes dy shteteve fqinje, duke vendosur që emri i ri i IRJM-së të jetë “Maqedonia Veriore”, një formulë që siguron se asnjëri prej dy shteteve nuk ka monopol mbi trashëgiminë historike të rajonit.


Më tej përmenden lëvdatat që kanë pranuar kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras nga SHBA-të dhe mbarë bashkësia ndërkombëtare për “vizion, kurajo dhe këmbëngulje” në përpjekjet e tyre.

Analiza vazhdon duke theksuar vështirësitë që priten në të dyja anët për të arritur mbështetje të gjerë në mesin e popullit, duke përmendur rezistencën e shfaqur nga partia opozitare greke Nea Dimokratia në krye me Kyriakos Mitsotakis, i cili refuzon të përkrahë formulën e re që lejon fqinjët verior të Greqisë të mbrojnë ekzistencën e kombit dhe gjuhës maqedonase.

“Për protestuesit në Greqi, çdo përdorim i fjalës Maqedoni, konsiderohet tradhti. Ndërsa në Maqedoni, propozimi për emrin e ri duhet të vendoset për votim në referndum. Duhet të kryhen edhe ndryshime të Kushtetutës, veprim për të cilin nevojiten dy të tretat e votave në Kuvend, gjë që shumica e udhëhequr nga Zoran Zaev nuk e ka.”, shkruan “The Economist”.

Shkrimi i gazetës angleze përfundon me një thënie të Aleksandrit të Madh: “Sa të mëdha janë rreziqet me të cilat ballafaqohem për të fituar një emër të mirë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Lajme
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Politikë
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?

Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?

Drejtësi
Kalo në kategori