Estevao Ëillian, futbollisti i Kombëtares së Brazilit për U-17, shënoi një gol dhe dhuroi tre asistime kundër Kaledonisë së Re në Kupën e Botës U-17, ndërsa talenti i madh ka shprehur dëshirë të luajë në Spanjë në të ardhmen.

Disa nga yjet e futbollistëve të famshëm si Roberto Carlos dhe Rivaldo dolën nga shkolla e të rinjve të Palmeiras dhe shembulli i fundit i mrekullueshëm është Endrick, i cili është i pari i mitur që thirret në kombëtaren braziliane që nga Ronaldo në 1993.


Një tjetër top talent në kategoritë e të rinjve është Estevao Willian apo Messinho, i cili tashmë ka tërhequr vëmendjen e klubeve të interesuara nga Evropa.

Estevao Willian

Ky djalë i lindur në vitin 2007 aktualisht është me Kombëtaren e Brazilit në Botërorin U-17 që mbahet në Indonezi dhe më herët PSG ofroi 50 milionë euro për të, por Palmeiras e refuzoi ofertën.

Edhe Man City e donte atë, por edhe ajo ofertë u refuzua, pasi Messinho ëndërron të luajë për Barcelonën, e cila do të duhet të paguajë 60 milionë euro, sa është klauzola e blerjes.

“Unë shikoj pothuajse çdo ndeshje të Barcelonës dhe jam një tifoz i madh. Kam shumë respekt për lojtarët që luajnë atje dhe shpresoj që një ditë të luaj për Barcelonën, e cila është një nga klubet më të mira në botë. Është ëndrra ime”.

Estevao Willian 1

“Më pëlqeu të shikoja Neymarin, Messin dhe Suarezin në Barcelonë dhe që atëherë kam ëndërruar të luaj për Barçën", ka thënë Messino për Mundo Deportivo. /Telegrafi/

telegrafi sport app