Kompania shqiptare ka ndryshuar tregun e pizzave në SHBA dhe ka punësuar mbi 600 njerëz në Maqedoni

Slice është vlerë e shtuar e ekonomisë në Maqedoni pasi ka të punësuar mbi 600 persona të profileve dhe moshave të ndryshme. Telegrafi Maqedoni së bashku me OEMVP ka realizuar intervistë me Butrint Sela, Menaxher gjeneral (GM) në Slice Maqedoni. Kemi mësuar se si e ndryshojnë tregun e pizzave në SHBA dhe cilat janë planet për të ardhmen atje dhe këtu në Maqedoni. Ju keni arritur majat e biznesit, a mundeni të na përshkruani ecurinë tuaj si kompani? Slice është një startup që u themelua në vitin 2010. Slice është platforma e vetme teknologjike që bashkëpunon me piceritë lokale për t’ju mundësuar klientëve në më se 2,000 qytete mbarë SH.B.A-ve të mund të porosisin pica autentike dhe artizanale. Ndërtuar me fokus drejt besnikërisë, Slice është dedikuar t’ju vij në ndihmë pizzerive lokale që të mund t’ju bëjnë ballë zinxhirëve të mëdhenj të picerive, duke u ofruar teknologji për blerje online lehtësisht, materiale marketingu për dy anët e tyre dhe reklama digjitale të personalizuara. Me Slice, klientët jo vetëm se do mund të gjejnë pizzeritë autentike në afersi të tyre, ato tani më kanë mundësinë të porosisin nga piceria e preferuar duke vizituar slicelife.com ose duke shkarkuar aplikacionin në iOS apo Android. Pagesa mund të kryhet shpejt dhe thjeshtë nëpërmjet informatave të ruajtura tanimë, apo me Apple Pay. Slice do t’ju vijë në ndihmë picerive lokale duke krijuar rrjetin më të madh të prodhuesve të pasionuar të picave në botë, mundësuar kjo nga një ekosistem digjital të pakrahasueshëm, një brend i cili pëlqehet nga të gjithë dhe ekonomi të zhvillimit që do t’ju mundësojë picerive lokale të bashkohen dhë të lulëzojnë në industrinë globale të picës me vlerë prej $155 miliardë dollarë amerikane. Pronarët lokal, do të operojnë më lëhtësi për vete, dhe jo vetëm, duke ju krijuar atyre mundësinë ta shijojnë punën që bëjnë, të shpenzojnë më shumë kohë me familjet e tyre dhe të bëjnë picat më të mira të imagjinueshme - të cilat, me lehtësi mund të porositen onlinë nga klientët që i duan aq shumë. Sepse në fund të ditës, ne punojmë së bashku për t'ju ofruar klienteve që adhurojnë pizza, përvojën më të mirë të mundëshme.

Çka keni mësuar nga gjithë këto vite përvojë? Suksesi nuk vjen mbrenda natës, suksesi nuk është ngjarje por është një proces, suksesi është një udhëtim, jo një destinacion. Kjo do të thotë se ajo që ka rëndësi nuk është domosdoshmërisht se ku jeni në fund, por ajo që arrini ndërsa jeni duke u përpjekur gjatë rrugës. Do të thotë, se pavarësisht se çfarë, për sa kohë që përpiqeni, nuk mund të dështoni kurrë. Do të thotë që ju mund të mësoni nga gabimet tuaja dhe të vazhdoni në udhëtimin tjetër pak më të ditur.





















































