LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me kompaninë që pretendon se do të reduktojë aksidentet rrugore

Njihuni me kompaninë që pretendon se do të reduktojë aksidentet rrugore

Një nga shqetësimet më të mëdha të shoferëve është dukshmëria e dobët, si pasojë e së cilës vriten ose lëndohen rreth 15 mijë shoferë në vit.

Shpeshherë kur një veture i prishet goma, ose po e frynë atë, ajo ndalon anash rrugës, dhe në raste të tilla ndez dritat e rrezikut që funksionojnë me anë të butonit me trekëndëshin e kuq.

Për disa shoferë që lëvizin pranë, ato drita urgjence mund të jenë asgjë më shumë se zhurmë, ndërsa të tjerë mund të ndryshojnë korsinë për të shmangur një përplasje të mundshme dhe të tjerë mund të tërhiqen për të ndihmuar.


Pasi që këto drita janë aq të rëndësishme, Emergency Safety Solutions (ESS), një kompani me bazë në Houston dëshiron të dyfishojë shpejtësinë dhe intensitetin e ndezjes së këtyre dritave të rrezikut në mënyrë që të zvogëlohet edhe numri i aksidenteve, transmeton Telegrafi.

ESS gjeti mbështetje te CEO i Teslas, Elon Musk, kompania e të cilit njoftoi se do të vendoste teknologjinë ESS falas si një përditësim për modelet e saj 3, S, X, dhe Y.

Bëhet e ditur se ky ngarkim ndodhi tetorin e kaluar, duke prekur tashmë afro 2 milionë Tesla.

Por pak pronarë të Teslës e dinë për këtë ndryshim. Kjo për shkak se nuk vërehet ndryshim i madh kur ata ndezin dritat e tyre të rrezikut.

Për momentin, e vetmja herë kur këto drita do të kenë intensitet më të lartë është kur hapet një airbag. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Auto
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Auto
Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Auto

"Duhet të duket si veturë e jo si telefon", Volkswagen po tërhiqet nga ekranet me prekje - po kthen butonat fizikë

Auto
Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Auto
Audi vazhdon të promovojë

Audi vazhdon të promovojë "vagonët" - tani vjen me A6 Avant

Auto
Kalo në kategori