Kanadezja Megan Couto është femra e parë që do të jetë në krye të gardës që ruan pallatin mbretëror Buckingham, të mbretëreshës britaneze Elizabeth.

“Nuk është se nuk ndjej stres, por jam edhe nga pak e nervozuar”, ka deklaruar 24-vjeçarja Couto, para se të marshonte së bashku me ushtarët e saj, transmeton Telegrafi.


Ajo thotë se më e rëndësishme është të fokusohet në dhënien e komandave, e jo në atë nëse është femra e parë që është në krye të gardës që ruan pallatin mbretëror.

Kjo gardë është përgjegjëse për sigurinë e pallateve mbretërore, dhe është themeluar qysh në shekullin e 17-të. /Telegrafi/

2 230

3 160

4 119

5 91

6 72

7 70

8 54

9 48

10 46

11 42

12 39

13 32