Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka lansuar sot rezultatet e edicionit special të Barometrit Kosovar të Sigurisë mbi trendët e perceptimeve të qytetarëve për sigurinë publike në Kosovë 2012-2015.
Gjatë kësaj periudhe mesatarisht 40 për qind e qytetarëve ndihen të sigurt në Kosovë, 40 për qind nuk kanë ndonjë mendim të ndarë dhe as nuk ndihen sigurt dhe as pasigurt, përderisa 20 për qind e qytetarëve ndihen të pasigurt në Kosovë.
Shikuar në katër vitet e fundit është shënuar një trend pozitiv i kufizuar në perceptimet mbi sigurinë e përgjithshme publike.
Megjithatë, kriza politike në vend viteve të kaluara e ka stagnuar këtë trend pozitiv kundrejt ndjenjës së sigurisë tek qytetarët.
“Lagjet e banuara nga komuniteti serb dhe ato përgjatë vijës kufitare me Serbinë (të banuara nga komuniteti shqiptar) rezultojnë të ndihen më pak të sigurta në krahasim me qytetarët e rajoneve të tjera të Kosovës. Në anën tjetër, gratë kanë shprehur shkallë pak më të lartë të ndjenjës së sigurisë në shtëpitë/apartamentet e tyre në krahasim me burrat. Mirëpo ndjenja e tyre e sigurisë zvogëlohet dhe është dukshëm më e ulët në nivel të komunitetit”, thuhet në raport.
Ndër arsyet kryesore që kanë ndikuar në ndjenjën e sigurisë tek qytetarët nuk ndërlidhen me mbrojtjen që ata gëzojnë nga institucionet shtetërore e të sigurisë. Për më tepër, 52 për qind e qytetarëve ndihen të sigurt me faktin që ata jetojnë në një lagje të mirë dhe 35 për qind me faktin që ata jetojnë jetë normale dhe respektojnë ligjin dhe rendin.
Në anën tjetër, vetëm 4 për qind e qytetarëve deklaruan që ndjehen të sigurt sepse institucionet shtetërore të sigurisë e kryejnë mirë punën e tyre.
Për sa i përket bashkëpunimit polici-qytetar, rezultatet e katër viteve të fundit tregojnë që është rritur kontakti ndërmjet qytetarëve dhe policisë dhe njëkohësisht edhe besimi i qytetarëve ndaj policisë. Po ashtu, shumica e qytetarëve kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të raportuar krimin tek policia.
Mirëpo, pavarësisht këtyre rezultateve, vërehet që janë rritur edhe shqetësimet e qytetarëve në lidhje me shpalosjen e identitetit nga ana e policisë në rast të raportimit dhe efektivitetin e policisë në luftimin e krimit dhe dukurive tjera negative.
Aksidentet në trafik, plaçkitjet dhe kafshët endacake perceptohen si tri sfidat kryesore të sigurisë publike.
Në katër vitet e kaluara, mesatarisht 17,700 aksidente trafiku kanë ndodhur në vit, rreth 10,000 njerëz janë lënduar dhe më shumë se 120 persona kanë humbur jetën çdo vit.
Ngjashëm, rreth 7000 plaçkitje janë raportuar në polici në dy vitet e fundit. Në anën tjetër, vetëm një përqindje e ulët e qytetarëve e konsideron dhunën në familje si problem komuniteti në Kosovë dhe për më tepër vërehet dozë ngurrimi për t’ u përgjigjur drejt mbi këtë çështje.
Përveç kësaj, është shqetësues fakti që vërehet mungesë serioze e vetëdijes lidhur me dhunën në familje, posaçërisht kur kemi të bëjmë me format e ndryshme të manifestimit të saj.
Përmirësimi i sistemit arsimor dhe zhvillimi ekonomik janë identifikuar nga më shumë se 90 për qind të respondentëve si dy masat primare, të cilat do të ndikonin në përmirësimin e sigurisë publike në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë