LAJMI I FUNDIT:

Njësiti Special Intervenues nesër në protestë, i bashkohet edhe Sindikata e Policisë së Kosovës

Njësiti Special Intervenues nesër në protestë, i bashkohet edhe Sindikata e Policisë së Kosovës

Sindikata e Policisë së Kosovës ka konfirmuar se do t’i bashkohet protestës së nesërme të paralajmëruar nga Njësiti Special Intervenues (NJSI) në orën 12:00 para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka konfirmuar për KosovaPress se do të marrin pjesë në protestë së bashku me NJSI-në.

Ai ka thënë se gjatë protestës do të bëhen të ditura edhe kërkesat e tyre.


“Po, do të jemi në protestë, ku do t’i publikojmë edhe kërkesat tona”, ka thënë Zeqiri.

Ndryshe, pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, duke kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Një tjetër protestë u paralajmërua për datën 7 nëntor 2023, por policia e pezulloi atë përkohësisht, pasi kryeministri Kurti u premtoi atyre takim zyrtar për t’i diskutuar kërkesat e tyre dhe për të gjetur një zgjidhje.

Përfaqësuesit e NJSI u takuan me Kurtin në mes të nëntorit, por nuk arritën marrëveshje për shkak se kreu i ekzekutivit nuk pranoi të tërhiqet nga pozicioni i tij në raport me kërkesat e tyre.

Sipas propozimit të Qeverisë, shtesat për NJSI-në janë rreth 150 euro, ndërsa në kërkesë policët kanë thënë se ajo duhet të caktohet në vlerë prej 50 për qind të pagës bazë dhe të ketë shtesa për kushte specifike të punës. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Lajme
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme
Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Lajme

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Lajme
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Lajme
Kalo në kategori