LAJMI I FUNDIT:

Njësia e Inteligjencës Financiare edhe më tutje me ushtrues detyre

Njësia e Inteligjencës Financiare edhe më tutje me ushtrues detyre

Tash e më shumë se një vit, pozita e njësisë së inteligjencës financiare, në kuadër të Ministrisë së Financave mbetet me ushtrues detyre. Kjo njësi që merret me parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit në nivel kombëtar, sipas shoqërisë civile duhet të ketë udhëheqës me mandat të plotë për funksionuar në mënyrë të duhur.

Në mesin e shumë pozitave që janë me ushtrues detyre, tash e më shumë se 1 vit, edhe Njësia e Inteligjencës Financiare, në kuadër të Ministrisë së Financave, është në të njëjtën situatë.

Që nga shkarkimi i Dardan Nuhiut, nga kjo pozitë, pas publikimit të disa incizimeve, në gusht të vitit 2021, kjo njësi operon pa drejtor.


Një konkurs i hapur në vitin e kaluar, ishte anuluar pasi, asnjë nga kandidatët nuk kishte arritur të plotësonte të gjitha kriteret e parapara.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, shkurt ka thënë se së shpejti ky mekanizëm i rëndësishme i shtetit do të ketë drejtor, dhe beson që s’do përsëritet e njëjta situatë.
“Besoj që shumë shpejtë, konkursi është…besoj që po”, ka thënë Hekuran Murati – Ministër i Financave.

Për rëndësinë e kësaj njësie flasin nga shoqëria civile, të cilët thonë se kjo pozitë duhet të ketë udhëheqës me mandat të plotë.

“Njësia për Inteligjencë financiare merret me rastet e publikimit të dhënave për shpëlarje të parave, pra është një institucion mjaftë i rëndësishëm, dhe në raste të tilla dhe raste të tjera ku institucionet udhëhiqen nga ushtrues të detyrës, është pak problematike që të shkojë mënyra në mënyrën e duhur për atë arsye kërkohet, që të zgjidhet sa më shpejtë drejtori dhe kjo agjenci të funksionojë me një drejtor i cili ka mandat të plotë”, ka deklaruar Lavdim Makshana – IKD.

Por, nuk është vetëm pozita e drejtorit në këtë njësi me ushtrues detyre, pasi që edhe disa anëtarë të bordit mbikëqyrës janë të tillë. Kryetar i bordit, është ministri i Financave, derisa aty janë edhe kryeprokurori i Kosovës e drejtori i Policisë, pozita këto që janë aktualisht me ushtrues detyre.

Përveç tyre, në bordin mbikëqyrës, janë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Drejtori i Administratës Tatimore, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës./RTV Dukagjini/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
A mund te jetë një biznes edhe fitim-prurës edhe i dobishëm për shoqërinë? - Flasin nga Kompania KIVO

A mund te jetë një biznes edhe fitim-prurës edhe i dobishëm për shoqërinë? - Flasin nga Kompania KIVO

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Kalo në kategori