NJERIUT

Poezi nga: Mahmoud Darwish Përktheu Agron Islami
Ia kyçën gojën me pranga,
ia lidhën duart në shkëmbin e të vdekurve
dhe i thanë: Vrasës!
la morën ushqimin, rrobat dhe pankartat,
e flakën në qelinë e të vdekurve
dhe i thanë: Hajdut!
E përzunë nga çdo port,
ia rrëmbyen të dashurën e re,
pastaj i thanë: Refugjat!
O ti, me sy dhe pëllëmbë të përgjakura!
Nata do të ikë.
Asnjë dhomë paraburgimi s'është e përjetshme,
aq më pak hallkat e prangave.
Neroni vdiq, por Roma nuk u shua ...
ajo, me sytë e saj, po lufton!
Dhe kokrrat e një kalliri të tharë
do të mbushin luginën me kallinj të rinj!
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































