Figura e tmerrshme e nëntokës dhe lideri i një bande, Vince Focarelli, thotë se tani është njeri i ndryshuar që synon të jetojë një jetë normale familjare dhe t’u ndihmojë personave në nevojë.
41-vjeçari, i cili u ka shpëtuar gjashtë tentimeve për vrasje, përfshi edhe një rast ku i vdekur mbeti djali i tij, më në fund ka thyer heshtjen duke thënë se “të gjithë gabojnë”.
Focarelli, i cili ka hapur restorantin “La’Fig Cucina” në Adelaide, Australi, ka treguar se si është duke i ushqyer të pastrehët dhe se po jep para për personat në nevojë.
“Jam distancuar tërësisht nga të gjitha aspektet e jetës prej gangsteri”, ka thënë ai për “Seven News”, transmeton Koha.net.
“Jam qenie njerëzore edhe përkundër asaj që kam bërë në të kaluarën… të gjithë bëjnë gabime”, ka shtuar ai në rrëfimin e tij të parë, pas kthimit në jetën normale.
Si shtyllat kryesore që i kanë ndihmuar atij në këtë transformim, ai përmend familjen, religjionin dhe hapjen e restorantit.
“Si myslimanë është përgjegjësi e jona që të japim, posaçërisht në ditët e Ramazanit, ku mund të mësojmë të jemi modestë dhe besimtarë dhe të absorbojmë krejt mirësinë dhe dashurinë që është në dhe përreth botës”, ka thënë ai për “RamadanTV”. “Gjatë Ramazanit, çfarëdo që shesim, një pjesë e profitit do të shkojë për çështje humane. Dëshirojmë të kontribuojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Gjatë viteve 2010 dhe 2012, Focarelli ka qenë cak i gjashtë tentimvrasjeve. Sulmet variojnë nga sulmi me bombë, ku mbetën të vdekur dy bashkëpunëtorë të tij nga “Hells Angels”, e deri tek drejtimi i armës ndaj tij në një supermarket. Nga të shtënat që ndodhën në Dry Creek në janar, 2012, i vdekur mbeti djali i tij, Giovanni. Në atë sulm, edhe Focarelli mbeti i plagosur dhe u arrestua nën akuzën për posedim të drogës.
“Na mungon Giovanni jashtëzakonisht shumë… do të jetë gjithmonë në mendjet tona”, ka thënë Focarelli.
Focarelli, i cili më parë ka drejtuar bandën e motoristëve “Comanchero”, u lirua nga burgu me kusht prillin e vitit 2013, pasi kreu një dënim për veprën penale të përdorimit të armës së zjarrit dhe të drogës, rast nga i cili vdiq edhe i biri i tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-c24cb82e-a8b9-4d21-84d5-20b3f9eb5afb-780x439.jpeg)
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme
![Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-18-780x439.jpg)
Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun
![Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-22-780x439.png)
Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi
![Trump e quan Zelenskyn një diktator](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e6fb39fe-d2c4-43c9-acc4-1f5da79e4417-780x439.jpg)
Trump e quan Zelenskyn një diktator
![Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-32-780x439.png)
Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump
![SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-06f5986d-cc1b-49ab-98c2-52a4090f6604-e1739903796708-780x439.jpeg)
SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame