LAJMI I FUNDIT:

“Njeriu para së gjithash“ i jep përkrahje Katicës dhe kërkon të shtyhen zgjedhjet

“Njeriu para së gjithash“ i jep përkrahje Katicës dhe kërkon të shtyhen zgjedhjet

Shoqata e qytetarëve „Njeriu para së gjithash“ e Trifun Kostovskit  shpreh përkrahje të pa rezervë dhe e përshëndet punën e PSP, duke e inkurajuar ta vazhdojë rrugën e nisur.

„Çdo qytetar i vetëdijshëm e kishte të qartë që puna e PSP do të ballafaqohet me pengesa të ndryshme institucionale dhe jashtë institucionale, kontestime dhe bllokada të çdo lloji, sepse të gjithë e dimë se bëhet fjalë për fate personale të individëve të fuqishëm dhe me ndikim. Prandaj e inkurajojmë PSP, që me vendosmëri dhe pa kompromis të vazhdojë përndjekjen e personave të cilët kanë gabuar para ligjit“, thonë nga shoqata.

Nga atje janë të brengosur se njëra nga arsyet e shpejtimit për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, është pikërisht dëshira të ngadalësohen, të kufizohen dhe të minimizohen efektet e rezultateve të punës së PSP dhe propozojnë, që nëse bëhet shtyrja e sërishme e zgjedhjeve me qëllim të dhënies kohë për përmbushjen e parakushteve të përmendura të domosdoshme, zgjedhjet parlamentare do të duhej të mbahen pranverën e ardhshme, së bashku me zgjedhjet lokale.


„Në këtë mënyrë do të kishte mjaftueshëm kohë të realizohet regjistrimi, si një parakusht për Listë të besueshme zgjedhore dhe do të mundësohej kohë e mjaftueshme për arritjen e marrëveshjes dhe për zbatimin e reformave të nevojshme në sferën e mediumeve. Njëkohësisht, vlerësojmë që ndarja e partisë nga shteti, do të arrihej vetëm përmes zgjedhjes së qeverisë së ekspertëve, me një përkrahje të gjerë politike“, thonë nga „Njeriu para së gjithash“./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori