LAJMI I FUNDIT:

Njeriu i dytë që mori vaksinën kundër COVID-19 quhet William Shakespeare

Njeriu i dytë që mori vaksinën kundër COVID-19 quhet William Shakespeare

Pas muajsh pritje, vaksina e parë e coronavirusit filloi të shpërndahet dhe më në fund edhe të jepet në Mbretërinë e Bashkuar.

Margaret Keenan, një gjyshe 90-vjeçare nga Coventry ishte pacienti i parë në botë që mori vaksinën Covid-19.

Sidoqoftë, tani është zbuluar se pacienti i dytë që ka marrë vaksinën është një njeri i quajtur William Shakespeare, i cili ashtu si “emri i tij i famshëm” është nga Warwickshire, përcjell Telegrafi.


Të dy znj. Keenan dhe z. Shakespeare do të marrin një vaksinë përforcuese brenda 21 ditësh për t’u siguruar që ata kanë shansin më të mirë për t’u mbrojtur nga virusi.

Siç bëhet e ditur, vaksina do të administrohen në dhjetëra qendra spitalore në të gjithë vendin që nga sot – ditë të cilën Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock e ka quajtur si “Dita V”.

“Ka qenë një vit kaq i vështirë për kaq shumë njerëz dhe më në fund kemi dritë në fund të tunelit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori