Pas tajfunit të fuqishëm Jebi që e goditi Japoninë gjatë ditëve të kaluara, që shkaktoi dhjetëra viktima dhe dëme materiale që kapin vlerën e miliona dollarëve, ky vend sot është prekur edhe nga një tërmet i fuqishëm prej 6.7 magnitudë, duke bërë kështu që shumë qytete të shkatërrohen nga dridhjet e mëdha.

Ishin pikërisht dridhjet ato që shkaktuan rrëshqitjen e dheut që shkatërruan zonat e banuara, duke i bërë shtëpitë rrafsh me tokë, kurse pamjet të ndryshme të publikuara në rrjetet sociale shfaqnin kodrat duke u shembur mbi qytete, transmeton Telegrafi.


Raportohet se mbi pesë milionë banorë të Japonisë kanë mbetur pa energji elektrike, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë, ku dhjetëra qytete që shndrisnin" befasisht shndërrohen në vende fantazmë pas as edhe një dritë të vetme të ndezur.

Këto skena ngjanin me skenat apokaliptike të filmave të Hollywood-it, kurse kryeministri i vendi Shinzo Abe, ka njoftuar se angazhuar mbi 25 mijë trupa që t'ju dalin në ndihmë qytetarëve. Të angazhuar në operacionit e kërkim-shpëtimit janë edhe ekipet e emergjencave të cilët po i kërkojnë personat e shpallur të zhdukur. /Telegrafi/

japonia 1 1

japonia 2 1

japonia 3 1

japonia 4 1

japonia 5 1

japonia 6 1

japonia 8 1

japonia 7 1

japonia 9 1

japonia 10 1

japonia 11 1

japonia 12 1

japonia 13 1

japonia 14 1

japonia 15 1

japonia 16 1

japonia 17 1

japonia 18 1

japonia 19 1

japonia 20 1

japonia 21 1

japonia 22 1

japonia 23 1

japonia 24 1

japonia 25 1

japonia 26

japonia 27

japonia 28

japonia 29

japonia 30

japonia 31

japonia 32

japonia 33

japonia 34

japonia 35

japonia 36

japonia 37

japonia 38

japonia 39

japonia 40

japonia 41

japonia 42

japonia 43

japonia 44

japonia 45