Ekspertët paralajmërojnë gratë shtatzëna se çfarë duhet të mos bëjnë
Hulumtimet e reja kanë treguar se ndërlikimi më i zakonshëm në shtatzëni mund të jetë rezultat i shprehive për të cilat nuk jemi të vetëdijshëm.
Studiuesit amerikanë kanë zbuluar se gratë shtatzëna që janë më të ekspozuara ndaj ekraneve para gjumit kanë më shumë gjasa të zhvillojnë diabetin gestacional, transmeton Telegrafi.
Autorja kryesore e studimit, dr. Minjee Kim, shpjegoi se ekspozimi ndaj dritës gjatë natës ul: nivelin e hormonit melatoninë, prish orën e brendshme të organizmit dhe ndikon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.
Diabeti gestacional (diabeti i shtatzënisë) manifestohet si tolerancë e reduktuar ndaj glukozës, më së shpeshti që shfaqet midis javëve 24-28 të shtatzënisë. Zhduket pas lindjes, kur hormonet kthehen në nivel normal (zakonisht 6 javë pas lindjes). Kjo gjendje prek të paktën katër deri në pesë nga 100 gra gjatë shtatzënisë dhe nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë pasoja të padëshiruara si për fëmijën ashtu edhe për nënën.
Domethënë, nëse diabeti gestacional nuk kontrollohet mjaftueshëm, mund të çojë në probleme serioze shëndetësore për foshnjën.
Autorët e studimit të përmendur ndoqën të dhënat e më shumë se 700 grave shtatzëna për të parë sesi ekspozimi ndaj dritës para gjumit ndikon në shëndetin e tyre. Edhe pse vetëm një numër i vogël i grave shtatzëna që morën pjesë zhvilluan diabetin gestacional, rezultatet zbuluan se lidhja ekzistonte.
Siç shpjeguan në raportin e publikuar, gratë shtatzëna që ekspozoheshin ndaj dritës së fortë në shtëpinë e tyre, pavarësisht nëse ishte televizor, kompjuter apo smartphone, kishin më shumë gjasa të zhvillonin këtë ndërlikim të zakonshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë