LAJMI I FUNDIT:

Një vit nga përmbytjet në Tetovë

Një vit nga përmbytjet në Tetovë

Mburoja të rënuara, ura të dëmtuara dhe shtrati i lumit i dëmtuar. Pasojat e motit të keq të vitit të kaluar që e goditi Tetovën nuk janë sanuar edhe pas një viti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

As në pjesën e poshtme të lumit, nuk është pastruar shtrati i tij. Qytetarët thonë se pushteti ka premtuar disa herë se do të ndërmerr masa për sanimin e dëmeve, por në teren nuk është realizuar asgjë.

Edhe plani akcional parandalues, që arrin vlerën prej 25 milion euro, nuk shihet gjëkundi. Përocka në Reçicë të Vogël vazhdon të frikësojë banorët e kësaj pjese të qytetit, të cilët për Tv Telma thonë se premtimet për ndërtimin e mburojave në këtë përockë nuk janë realizuar.


Megjithatë, kryetarja Teuta Arifi mendon ndryshe. Ajo konsideron se një pjesë e institucioneve shtetërore nuk jan ëtë informuara për zbatimin e planit, për të cilin kërkon që shteti sa më parë të ndaj mjetet financiare.

Ndryshe, vitin e kaluar Tetova u përfshi nga një mot i lig, që shkaktoi përmbytje dhe mbytjen e 6 personave./Telegrafi/