LAJMI I FUNDIT:

Një vit burgim me kusht dhe 400 euro gjobë ndaj të akuzuarit për gjuajtje me armë në një dasmë

Një vit burgim me kusht dhe 400 euro gjobë ndaj të akuzuarit për gjuajtje me armë në një dasmë

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me një vit burgim me kusht e 400 euro gjobë të akuzuarin L.H, pasi i njëjti pranoi fajësinë se kishte gjuajtur me armë në një dasmë në vitin 2016.

Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga gjyqtari i rastit Mentor Hajraj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari H. po ngarkohej nga prokuroria për veprat penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Gjykata, për veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” ndaj të akuzuarit shqiptoi dënim me kusht me një vit burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afat prej dy viteve pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë, nuk kryen vepër tjetër penale.

Kurse, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” i akuzuari u dënua me 400 euro dënim me gjobë, të cilin dënim i njëjti detyrohet ta paguajë në afat prej 15 ditëve nga plotëfuqishmëria e këtij aktgjykimi.

Tutje, në çoftë se i akuzuari nuk e paguan dënimin me gjobë në lartësi prej 400 euro në afatin e caktuar nga gjykata, ky dënim do të zëvendësohet me dënim me burgim, duke llogaritur 20 euro me një ditë qëndrim në burgim.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 18 qershor 2019 ka ngritur aktakuzë kundër L.H. sepse më 5 gusht 2016, rreth orës 10:50 në fshatin Zhabar i Epërm, komuna e Mitrovicës, duke qenë i i vetëdijshëm të kuptonte rëndësinë e veprimeve të tij, përdori armën në kundërshtim me dispozitat ligjore, ku në një aheng-dasmë gjuajti 4 plumba nga pistoleta e tipit “Bruni” model 92, nr.serik Bel-00073, kalibrit 9 mm.

Me këtë ka kryer veprën penale – “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375 par.1 të KPRK-së.

Në pikën e dytë të dispozitivit, i akuzuari H. ngarkohet se që nga data e pavërtetuar e deri më 5 gusht 2016 në fshatin Zhabar i Epërm, Komuna e Mitrovicës duke qenë i i vetëdijshëm të kuptonte rëndësinë e veprimeve të tij dhe ndalimin e të njëjtave, në automjetin e tij motorik të tipit “Golf 6”, pa autorizim posedoi pistoletën me gaz tipit “Bruni” model 92, nr.serik Bel-00073, kalibrit 9mm.

Sipas aktakuzës e njëjta armë është konfiskuar nga organet kompetente në të njëjtën ditë.

Me këtë ka kryer veprën penale – “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 par.1 të KPRK-së, në bashkim real me veprën penale në pikën e parë të dispozitivit. /BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori