Një tragjedi ka ndodhur në lagjen Hajvalia në Prishtinë, ku pas një konflikti familjar, një personit i është marr jeta.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se te familja Gashi, pas një problemi dhe disa zënkave, njëri nga ta ka therur me thikë në zemër djalin e axhës, i cili ka ndërruar jetë.


Viktima është mbi moshën 40-vjeçare.

Burimet thonë se konflikti ka filluar për shkak të një mosmarrëveshjeje për një rrugë.