Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të shtunën, në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, ku si pasojë ka vdekur një person.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërkaq mësohet edhe për 6 persona të tjerë të lënduar.

"Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë - Ferizaj me saktësisht në fshatin Çallapek, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture, ku lëndime kanë pësuar gjashtë persona, njeri nuk ka arritur t'i përballojë plagët e aksidentit dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes", ka deklaruar Ahmeti.

"Vdekjen e personit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor", ka thënë zëdhënësja Ahmeti./Telegrafi

2 4 1

1 6 2