Një vajzë me pistoletë plastike mban vëllanë si "peng", kërkon një gjë nga nëna

Një video që u bë virale në rrjetin kinez Douyin (versioni i TikTok-ut) ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.
Pamjet tregojnë një vajzë të vogël duke mbajtur një pistoletë plastike dhe mban vëllain e saj më të vogël si “peng”, duke kërkuar nga nëna që t’i japë bombona në këmbim të lirimit të tij.
Ndërsa disa përdorues e morën situatën me humor, të tjerë shprehën shqetësim për ekspozimin e fëmijëve ndaj elementeve të dhunës, edhe nëse bëhet fjalë vetëm për lojë ose një situatë të inskenuar.
Disa komentues madje vënë në dyshim autenticitetin e videos, duke sugjeruar se mund të jetë manipuluar ose krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, gjë që e bën të vështirë dallimin midis materialit të vërtetë dhe atij të montuar.
Videoja ka nxitur diskutime të gjera mbi mënyrën se si fëmijët i imitojnë situatat që shohin online dhe përkujdesjen që duhet të kenë prindërit ndaj përmbajtjes që konsumojnë. /Telegrafi/


















































