LAJMI I FUNDIT:

Një tryezë tjetër për demarkacionin me Malin e Zi

Një tryezë tjetër për demarkacionin me Malin e Zi

Një tryezë tjetër para asaj të 3 gushtit do të mbahet sot lidhur me demarkacionin në mes Kosovës dhe Malit të Zi, ku përfaqësues të koalicionit qeveritarë dhe subjekteve opozitare pritet t’i ballafaqojnë argumentet dhe kundër-argumentet lidhur me demarkacionin.

Tryeza është organizuar nga Shoqata e Malazezëve të Kosovës, me përkrahje të Friedrich Ebert Stiftung me temë “Demarkacioni i kufirit Kosovë- Mali i Zi nga perspektiva e qytetarëve malazezë të Kosovës”, si demonstrim i angazhimit dhe përkushtimit të këtij komuniteti për integrim dhe bashkëpunim të mirëfilltë në mes dy popujve dhe dy shteteve.

Në një njoftim të Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, thuhet se kjo shoqatë është e angazhuar të kontribuojë në ofrimin e mundësisë për bashkëbisedim në mes të të gjitha palëve të interesuara për temën e demarkacionit, drejt arritjes së zgjidhjes afirmative dhe të kënaqshme të kësaj teme tejet të politizuar dhe me rrezik të dëmtimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore.


“Si përfaqësues të qytetarëve malazezë që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë dhe duke qenë në kontakt të përhershëm më institucionet e Malit të Zi, jemi shumë të përkushtuar për dialog të mirëfilltë e të hapur dhe ju ftojmë në bashkëbisedim për ta dëgjuar edhe mendimin tonë si qytetarë të Kosovës të interesuar për një zgjidhje të kënaqshme dhe afatgjatë të kësaj çështjeje të ndjeshme për marrëdhëniet tona dypalëshe”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Lajme
Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Ambasadori gjerman largohet nga

Ambasadori gjerman largohet nga "X" dhe i bashkohet “Bluesky”, shkak përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformatave

Lajme
KQZ: Po vazhdon numërimi në 19 komuna

KQZ: Po vazhdon numërimi në 19 komuna

Lajme
Kalo në kategori