Ky truk i mahnitshëm është bërë viral në TikTok për një arsye të mirë

Hijesimet, shkëlqyesit, bronzuesit, korrigjuesit, skuqësit... Teknikat dhe produktet që përbëjnë grimin perfekt janë të panumërta. Dhe ndoshta ne i përdorim të gjitha - ose të paktën shumicën - kur dalim për të pirë një kafe me miket, por sigurisht që nuk e bëjmë çdo ditë para se të shkojmë në punë. Pak korrektor për të fshehur defektet, maskara për të theksuar sytë dhe skuqje në mollëzat për një lëkurë më të shëndetshme.


Nëse bëni të njëjtën gjë, duhet t'i kushtoni vëmendje tani, sepse nëse ndryshoni mënyrën - ose më saktë, vendin - ku aplikoni skuqjen, fytyra juaj do të duket sikur keni bërë një mini lifting të faqeve, transmeton Telegrafi.

Një truk që u bë viral në TikTok përfshin aplikimin e skuqjes lart në mollëza, jo në faqe siç njihet zakonisht. Nëse e kombinoni atë me një konturim të lehtë, rezultati do të jetë vërtet mbresëlënës.

Shihni saktësisht se si ta bëni dhe provojeni herën tjetër kur të aplikoni skuqjen.

/Telegrafi/