Një tren ka goditur 30 dele në afërsi të Miravcit
Një tren mallrash ka mbytur rreth 30 dele në afërsi të Miravcit, konfirmoi Toni Angellovski, ndihmës ministri për Punë të Brendshme për marrëdhënie me publikun.
“Sot rreth orës 15:00 në Stacionin Policor të Gjevgjelisë është raportuar se në afërsi të stacionit hekurudhor Miravci, një tren mallrash që udhëtonte në linjën Gjevgjeli-Shkup ka goditur një tufë delesh, duke vrarë rreth 30 dele, ndërsa nuk ka të lënduar", njoftoi Angellovski.
Në vendin e ngjarjes kontroll ka kryerë ekipi nga Stacioni Policor i Gjevgjelisë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























