LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër shtet afrikan konfirmon raste të Lisë së majmunit

Një tjetër shtet afrikan konfirmon raste të Lisë së majmunit

Zimbabve ka konfirmuar dy rastet e para të Lisë së majmunit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së vendit, pa specifikuar se cili variant është regjistruar.

Rasti i parë u zbulua në një djalë 11-vjeçar i cili zhvilloi simptoma muajin e kaluar pasi udhëtoi në Afrikën e Jugut, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Rasti i dytë ishte në një burrë 24-vjeçar, i cili u sëmur pasi udhëtoi për në Tanzani, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


Bëhet e ditur se të dy pacientët janë duke u shëruar dhe gjurmimi i kontaktit është duke u zhvilluar.

Rastet janë konfirmuar në kryeqytetin Harare dhe në qytetin jugor të Mberengwa.

Siç raportohet, Organizata Botërore e Shëndetësisë në gusht e shpalli mpox një emergjencë globale të shëndetit publik për herë të dytë në dy vjet, pasi një variant i ri i infeksionit viral u përhap nga Republika Demokratike e Kongos në vendet fqinje afrikane.

Varianti i ri “clade 1b” ka shkaktuar shqetësim global pasi duket se përhapet më lehtë përmes kontaktit të ngushtë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit dëshiron të sigurojë publikun se situata është nën kontroll”, thuhet në deklaratën e Ministrit të Shëndetësisë, Douglas Mombeshora. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA mbyll ambasadën në Kiev pas paralajmërimit për

SHBA mbyll ambasadën në Kiev pas paralajmërimit për "sulm të rëndësishëm ajror"

Botë
A do të sjellë viti 2025 një ndryshim të madh për udhëtarët në BE?

A do të sjellë viti 2025 një ndryshim të madh për udhëtarët në BE?

Evropa
Donald Trump shikoi nisjen e Starship me Elon Musk, por fluturimi testues nuk shkoi siç ishte planifikuar

Donald Trump shikoi nisjen e Starship me Elon Musk, por fluturimi testues nuk shkoi siç ishte planifikuar

Botë
Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Evropa
Netanyahu ofron “5 milionë dollarë shpërblim për çdo peng

Netanyahu ofron “5 milionë dollarë shpërblim për çdo peng" – për ata që ndihmojnë në lirimin e izraelitëve të mbajtur nga Hamasi

Botë
Fshati italian u ofron shtëpi për 1 euro amerikanëve që janë të pakënaqur me fitoren e Trumpit

Fshati italian u ofron shtëpi për 1 euro amerikanëve që janë të pakënaqur me fitoren e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori