LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër kandidat për sulmin e Milanit është sulmuesi i njohur turk që ka mbetur pa ekip

Një tjetër kandidat për sulmin e Milanit është sulmuesi i njohur turk që ka mbetur pa ekip

Një tjetër kandidat për sulmin  e Milanit tashmë raportohet se është Yusuf Yazici, një lojtar i lirë i cili tashmë ka punuar me Paulo Fonsecan tek Lille, madje kishte shënuar het-trik ndaj Milanit.

Me Olivier Giroud që tashmë ka marrë rrugë për në Amerikë, ‘Rossonerët’ janë në mungesë të një sulmuesi pasi zyrtarisht humbën garën për Joshua Zirkzeen meqenëse refuzuan të paguajnë 15 milionë euro komision për agjentin e tij.

Sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport, ata tashmë kanë kthyer vëmendjen tek Yazici, i cili e ka avantazhin e të qenurit lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Lille ka skaduar.


Ai ka luajtur nën urdhrat e trajnerit të ri të Milanit, Paulo Fonseca, sezonin e kaluar duke shënuar 12 gola dhe duke bërë katër asistime në 42 paraqitje.

Reprezentuesi turk është 27-vjeçar dhe tashmë ka lënë shenja në takimin ndaj Milanit në nëntor të vitit 2020, aty ku kishte shënuar het-trik.

Ani pse Yazici mund të luajë si qendërsulmues, ai në fakt shquhet më shumë si trekuartist ose sulmues i djathtë.

Për Yazicin interesim thuhej se kishte shprehur edhe Fenerbahce të cilët jo shumë kohë më parë emëruan Jose Mourinhon në krye të stolit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

La Liga
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

La Liga
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga

Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike

La Liga
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

La Liga
Kalo në kategori